Celebrities Film & Tv Gossip

Pas akuzave për abuzim seksual, aktori i njohur merr këtë vendim!

Aktori i njohur Kevin Spacey i është rikthyer sërish botës së aktrimit pas akuzave për abuzim seksual. Sipas mediave të huaja, aktori do të luajë rolin e një detektivi policie në filmin itialian “L’uomo Che Disegnò Dio”. Lajmi është konfirmuar edhe nga producenti i filmit Louis Nero, i cili ka treguar se Kevin ka nisur xhirimet.

Unë jam shumë i lumtur që Kevin ka pranuar të marrë pjesë në filmin tim. E konsideroj atë një aktor të shkëlqyeshëm dhe mezi pres të fillojë filmi.

Spacey u largua nga”House of Cards” në nëntor 2017 për shkak të akuzave për abuzim seksual dhe shkelje të ligjit. 61-vjeçari është akuzuar së fundmi për ngacmim seksual ndaj asistentes së serialit të tij dhe ky lajm shokues bëri shumë bujë. Xhirimet e “House of Cards” janë ndaluar sërish ashtu siç ndodhi edhe në vitin 2017 pasi plasi skandali i ngacmimeve seksuale ndaj aktorit.

Rikujtojmë, se aktori hollivudian u shpall i pafajshëm për akuzat seksuale të ngritura nga një vajzë e re. Ajo pretendonte se në vitin 2016 kur ishte 18-vjeçe, aktori e ka ngacmuar në një klub nate në Los Angeles. Fituesi i çmimit “Oscar” është akuzuar gjithashtu nga më shumë se 30 meshkuj me të cilët ai ka pasur kontakt që nga fillimi i karrierës së tij.