Celebrities Showbiz

Pas abortit që pësoi kohë më parë, Meghan Markle rrëfehet për ardhjen në jetë të vajzës!

Ardhja në jetë e së bijës ishte një bekim nga Zoti për Meghan Markle pas abortit që pësoi kohë më parë. Vogëlushja lindi pak muaj më parë dhe u pagëzua me emrin e veçantë, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor. Meghan dhe Harry e mbajtën të fshehtë lajmin e ëmbël për disa muaj për shkak të abortit, por dhe për arsyen sepse kishin menduar ta ndanin me botën në një ditë të veçantë.

Një burim tha se:

Meghan ndjen se ishte me të vërtetë një bekim na Zoti. Por këtë herë, ata ishin të kujdesshëm të mos i tregonin askujt. Vetëm në fund të vitit ata të dy filluan të ndiheshin më të relaksuar. Lajmi i tyre ishte sekret derisa Meghan ishte në tremujorin e dytë, duke e ndarë përfundimisht gëzimin e tyre me botën më 14 Shkurt, në të njëjtën ditë kur gazetat britanike kishin njoftuar se Diana ishte shtatzënë me Harry-n.

Së fundmi mediat britanike kanë raportuar se vajza e Princ Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, është tashmë e teta në radhë për fronin mbretëror. Lajmi u konfirmua edhe nga faqja “Royal UK”, që përfaqëson familjen mbretërore, e cila e zbuloi se vajza Lili qëndron tashmë një vend pas vëllait të saj, Archie dhe 2 vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Ndërkaq, sa i përket raporteve me familjen mbretërore, kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen. Më herët, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.

Duka i Sussex-it së bashku me gruan e tij Meghan Markle u larguan nga familja mbretërore vitin e kaluar. Ai është shprehur se do të publikojë një autobiografi vitin e ardhshëm, e cila do të dokumentojë të gjitha përvojat, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formimin e tij. Do të flasë për gjithçka që ka kaluar që i vogël dhe deri në atë që është sot.