Aktualitet

Pas 6 muajve në qeli, Apeli liron një 65-vjeçar i akuzuar për përdhunimin e një të miture në Elbasan!

Akuzohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në Elbasan, Gjykata e Apelit liron 65-vjeçarin Argjil Skilja, i arrestuar gushtin e kaluar pasi një 14-vjeçare e denoncoi për përdhunim në kohën kur ishte 6-vjeçe. Sipas gjykatës, nuk provohet të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me revokimijn e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, në alternativë zëvendësimi i masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, nga “arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale në caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit Procedurës Penale, si dhe në alternativë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 903 , datë 21.12.2023, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit A. S.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke e hetuar shtetasin A.S nën masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si dhe në alternativë “arrest në shtëpi”.

Gjykata e apelit, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit A.S, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal, si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit, gjë që bazuar në nenin 260/1 të Kodit të Procedurës Penale, passjell revokimin e masës së sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit Nr. 903 , datë 21.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan , në këtë mënyrë;
-Revokimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të dyshuarit A. S me vendimin Nr. 567, datë 23.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. -Urdherohet lirimi i menjehershem i të dyshuarit A. S, nese nuk mbahet per shkaqe te tjera te ligjshme.
– Kunder ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte, brenda 45 diteve nga e nesermja e njoftimit te vendimit.