Romeo Beckham ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij, Mia Regan, me anë të një deklarate në rrjetet sociale. Kishte spekulime se futbollisti 21 vjeç dhe modelja 21 vjeçe i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Krahas një fotoje të tyre së bashku, Romeo shkroi në një postim në Instagram duke shkruar: “Unë dhe Mooch kemi ndarë rrugët pas 5 vitesh dashuri, ne kemi ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe ende kemi një miqësi të fortë”.
Edhe Mia ka publikuar një deklaratë, duke shkruar në një postim në Instagram se dyshja ishin “miq me njëri-tjetrin”. Ajo megjithatë tha se ajo dhe Romeo kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se dashuria merr forma të ndryshme. “Ky është Ro, ne jemi rritur me njëri-tjetrin që kur ishim 16 vjeç. Dashuria merr forma dhe rrugë të ndryshme ndërsa ti rritesh”. Dyshja e cili filloi lidhjen e tyre në vitin 2019, thuhet se u pa për herë të fundit së bashku në “British Fashion Awards” në Londër në dhjetor.