Aktualitet

Pas 5 orësh, përfundon seanca për Metën, Kryemadhin dhe dy të tjerët! Pritet të shpallet vendimi

Pas rreth pesë orësh seancë, dhe me një ndërprerje në mes, është mbyllur gjyqi në GJKKO ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çukos.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se tashmë trupa gjykuese është tërhequr për të shpallur vendimin.

Sipas informacioneve, verdikti për 4 të akuzuarit nga SPAK do të shpallet për rreth 30 minuta.

Top Channel