Celebrities Gossip Showbiz

Pas 4 vitesh, një tjetër baladë dashurie nga Xhensila Myretzaj dhe Pirro Cako!

Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë. Koha kaloi shumë shpejt dhe në datën 11 nëntor djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë.

Mesa duket këtë vit Xhensila do të sjellë më shumë projekte muzikore e këtë na e ka treguar me anë të postimit të fundit në Instastory. Me anë të një video, këngëtarja ka treguar se e para për këtë vit do të jetë një bashkëpunim me Pirro Cako. Ditën e djeshme Xhensila ka postuar një pjesë nga klipi i këngës, i cili dihej se do të ishte një baladë dashurie.

Mezi po pres ta ndaj me ju kte projekt…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Së fundmi Xhensila ka postuar disa foto teksa mban në krah djalin e saj të vogël, i cili tashmë ka mbushur 1 muaj jetë duke na dhuruar kështu edhe momente të bukura. Sigurisht që në galerinë e publikuar, nuk ka munguar edhe vajza e saj, Ajka, e cila shihet teksa vallëzon së bashku me nënën dhe vëllain e saj.