Pas 18 vitesh lidhje, këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini dhe Paolo Carta janë martuar. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka bërë të ditur përmes rrjetit të saj social Instagram duke publikuar fotot nga ceremonia.
View this post on Instagram
Pausini ndau foto dhe video nga një ceremoni intime me një performancë nga vetë ajo. Këngëtarja italiane kishte veshur një fustan të bardhë të cilin e kishte shoqëruar me një xhaketë të ngjashme dhe një vello, ndërsa Carta një kostum të zi. Krahas fotove bukuroshja ka shkruar:
Ne thamë ‘po’.
View this post on Instagram
Sipas gazetës italiane Il Corriere Della Sera, dasma e Pausini dhe Carta u organizua më 14 mars. Pausini dhe Carta filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe u bënë me vajzë në vitin 2013. Çifti i ri nuk do të bëjnë muaj mjalti të zakonshëm. Laura thotë se turneu i saj do të jetë muaji i tyre i mjaltit. Ajo njofton se turneu nuk do të fillojë deri në dhjetor 2023.