Së fundmi kryemministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë me dije se është ndarë nga partneri i saj Andrea Giambrunon. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Meloni shkruan këto fjalë:
Këtu përfundon marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet. E falënderoj për vitet e shkëlqyera që kaluam së bashku, për vështirësitë që i kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, e cila është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë ndryshuar prej kohësh dhe ka ardhur koha ta marrim parasysh këtë. Unë do të mbroj atë që kemi qenë, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht një vajzë 7-vjeçare që e do nënën dhe e do babin ashtu si nuk munda ta dua unë timin. Nuk kam çfarë të them tjetër për këtë. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonte, le ta dinë se sado pika të shpresojë të gërmojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë.
View this post on Instagram
Ndërkaq, njoftimi i Melonit vjen në ditët pas transmetimeve të ‘Striscia La Notizia’, që tregonte Andrea-n në qëndrime jokorrekte me disa kolegë dhe disa deklarata të bujshme. Vlen të theksojmë se dyshja nuk u martuan kurrë por romanca e tyre kishte nisur që në vitin 2013.