Janë luajtur sot tre ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
Fitore morën Vllaznia, Laçi dhe Partizani. Shkodranët mposhtën Tiranën me rezultatin 4 me 3 në Lushnjë. Në anën tjetër Partizani ia doli të fitojë 0 me 2 në transfertën ndaj Skënderbeut.
Laçi mund të konsiderohet surpriza e javës. Kurbinasit mposhtën kampionët me rezultatin 2-0 në shtëpi.
Partizani kryeson i vetëm renditjen në kuotën e 20 pikëve, ndjek Vllaznia me 18. Kujtojmë se për t’u luajtur nesër janë ndeshjet mes Dinamos dhe Bylisit si dhe Teuta me Elbasanin.