Sport

Partizani, të kuqtë janë në bisedime me dy lojtarë të huaj

Te Partizani nuk janë dorëzuar për të forcuar ekipin, pavarësisht se afati kalimtar i merkatos është mbyllur. Drejtuesit e “demave” po bëjnë përpjekjet e fundit për të marrë minimalisht një mesfushor të nivelit të lartë.

Drejori Arbër Abilaliaj është në negociata me dy lojtarë të huaj, të cilët momentalisht janë lojtarë pa skuadër.  Emrat për momentin mbahen sekret, për sa kohë ende nuk ka një akord final mes palëve.  “Demat” kërkuan gjatë edhe për një sulmues krahu, por Zeka ishte i vetmi i afruar në këtë rol.