Aktualitet Politikë

“Partizani”, Berisha thirret në SPAK/Do të firmosë mbylljen e hetimeve!

Për pas dy ditësh, Sali Berisha është thirrur në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”, ku ai dhe dhëndri Jamarbër Malltezi u morën te pandehur. Të mërkurën e 25 shtatorit është bërë thirrja e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit në Prokurorinë e Posaçme për firmosjen e mbylljes së hetimeve dhe marrjen e akteve të plota.

Ish-kryeministri e ka denoncuar procesin si politik dhe akuzat i quan “të sajuara nga prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës”.  Më 11 shtator, Berisha qëndroi vetëm 23 minuta në SPAK ku iu komunikua akuza e korrupsionit pasiv lidhur me dosjen Partizani. Pasi doli, ish-kryeministri deklaroi se “asgjë nuk ndryshon” e foli për “vazhdim të hakmarrjes politike”. Berisha u shpreh se i treguan 500 faqe “mashtrime”.

Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it ku gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës. Gjendej fotografia, gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri. Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milion euro të Edi Ramës dhe Beqes. Gjendeshin 300 milion euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën. Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës e Alabarit. Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë. Sot jam zyrtarisht i pandehur.

Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime. Asgjë nuk ndryshon. Eshtë vazhdimi i një hakmarrjeje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon gjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël.