Aktualitet

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, kryetari i ri zgjidhet më 13 qershor!

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.

Ndërkohë fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor. Basha do të rikandidojë për kryetar të PD ndërkohë përballë deri më tani ka Fatbardh Kadillin që ka zyrtarizuar kandidaturën.

Përveç propozimit për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi ka propozuar edhe analizën e punës në mbledhje të veçantë në Kryesi dhe më pas në çdo qendër votimi.