Duke vazhduar trashëgiminë e dinastisë së kontestuar politike të babait të saj Taksin Shinawatra, parlamenti i Tailandës ka zgjedhur sot si kryeministre bijën e tij 36 vjeçare Paetongtarn Shinawatra.
Thaksin është ish-kryeministër i larguar nga pushteti me grushtin ushtarak në vitin 2006, që solli dy dekada përçarjeje të thellë politike. Tashmë Paetongtarn duket se ka përfituar nga një marrëveshje e babait me rivalet e tij konservatorë, duke bërë që partia e bijës së tij ‘populiste’ të largonte grupimin progresiv që fitoi më shumë vota ne zgjedhjet e vitin që shkoi.
Paetongtarn bëhet kështu liderja e tretë e Tailandës nga dinastia Shinawatra, pas babait të saj miliarder që u lejua të kthehej në vend vetëm vitin e shkuar, dhe hallës së saj Yingluck Shinawatra, që jeton ende në ekzil. Paetongtarn bëhet gjithashtu liderja më e re në moshën 37 vjeçare.
Paetongtarn shprehej shumë e kënaqur pas votës së parlamentit në Bangkok.
Shpresoj t’i sjell besim njerëzve, të krijoj mundësi dhe cilësi të jetës.
Pjesa e mbetur e influencës apo e popullaritetit të Taksi,n është faktori kryesor i mbështetjes për Paetongtarn, e cila ka hyrë në politikë vetëm në 2021 me partinë Pheu Thai. Kritikët thonë se ajo do të jetë e komanduar nga babai Taksin që njihej edhe më parë për tejkalime të kompetencave politike, shkruan The Guardian.