Sport

Paris SG nuk fal, triumf me përmbysje në Ligue 1

Paris SG triumfoi 3-1 ndaj Brest, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit francez. Kampionët e Francës e panë veten në disavantazh pas 30 minutash lojë, teksa Del Castillo realizoi nga penalltia.  Vendasit reaguan brenda pjesës së parë. Dembele vendosi ekuilibrat, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Asensios në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Luiz Enriques shtuan presionin dhe kërkuan me ngulm golin e epërsisë. Një goditje fantastike e Ruiz në të 73-tën gjeti të papërgatitur portierin mysafir. Nuk vonoi shumë edhe goli i sigurisë, Dembele kompletoi dopietën në të 74-tën.   Rastet e tjera nuk munguan deri në vërshëllimën kryesore të arbitrit, por gjithsesi, shifrat mbeten të  njëjta.

PSG renditet në vendin e parë, një skuadër perfekte deri tani, pasi ka 12 pikë pas 4 ndeshjesh.  Ndeshja e radhës për skuadrën nga Parisi është ajo Reims, në transfertë, takim ky i programuar të luhet me 21 shtator.  Objektivat për këtë sezon janë të qarta, fitimi i titullit kampion në Francë dhe natyrisht trofeu i lavdishëm i Champions. Në krahun tjetër, Brest i mesit të tabelës synon  mbijetesën.