Trashëgimtarja Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum po kalojnë së bashku ‘Ditën e Falënderimeve’ si çift i sapomartuar dhe po vazhdojnë akoma festimet e muajit të tyre të mjaltit në ‘Bora Bora’. Vetë Paris postoi në rrjetin e saj social Instagram një seri fotosh nga një varkë nga ku ishte mbështjellë me një flutur të madhe ylberi.
Gëzuar ditën e falenderimeve! Ky vit i jetës ka qenë më i përmbushuri deri më tani. Nuk do t’i harroj kurrë të gjitha mësimet, sfidat dhe mundësitë për rritje që më janë treguar dhe jam mirënjohëse për të gjitha të mirat, të këqijat dhe gjithçka në mes. Jam rritur shumë dhe ende po evoloj. Këtë muaj, u bëra grua dhe e jam shumë mirënjohëse jo vetëm për bashkëshortin tim të mrekullueshëm, por edhe miqve dhe familjes së mrekullueshme që na rrethuan në fundjavën e dasmës dhe na kanë mbështetur gjatë rrugës. Ky kapitull tjetër do të jetë më i miri që do të vij, jo vetëm si bashkëshorte, avokate dhe biznesmene, por si Parisi për të cilin jam çdo ditë e më shumë krenare. Jam shumë e emocionuar të vazhdoj të krijoj më shumë me kompaninë time të re mediatike, ’11:11 Media’ dhe sipërmarrjet e tjera emocionuese që po ndjek. Unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen nga fansat e mi dhe ata që kanë qëndruar pranë meje që nga fillimi. Ju të gjithë jeni bota për mua. Ju dua të gjithëve dhe vazhdoni të ëndërroni dhe të ndriçoni jetën tuaj! Bota ka nevojë për çdo grimcë dashurie që ju keni për të ofruar! #GëzuarFestëneFalënderimeve.
Rikjtojmë se Hilton zbulon se ajo dhe burri i saj i ri mezi po presin që të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ne do të marrim sa më shumë kohë për veten tonë. Ne do të udhëtojmë sa më shumë dhe do të shijojmë kohën tonë.
Ndërkohë që plani tjetër është më i rëndësishëm se i pari.
Mezi pres të rrisim familjen tonë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të takoja një burrë si ai, i cili më do mua për Parisin dhe jo për Paris Hilton. Ai do të jetë bashkëshorti më i mirë dhe babai më i mirë.