Pas martesës së saj me Carter Reum, trashëgimtarja miliardere Paris Hilton është ndeshur shpeshherë me pyetjet se kur do të bëhet nënë. Së fundmi, bukuroshja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka sqaruar të gjithë ndjekësit se çfarë mendon ajo dhe bashkëshorti i saj për krijimin e familjes.
Po marr shumë mesazhe nga njerëz që më pyesin se kur do bëj një fëmijë. Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin e parë të martesës së bashku si çift dhe ne po planifikojmë ta krijojmë familjen tonë në vitin 2023.
Pasi e quajti IVF-në një “udhëtim”, Paris shkroi se ajo ka shumë embrione të shëndetshme gati dhe që presin të jenë pjesë e ekuipazhit të saj.
Kam një agjendë jashtëzakonisht të ngjeshur pune dhe udhëtimesh, por asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të bëhem nënë në vitin 2023!
Sqarimi i Paris erdhi një ditë pasi nëna e saj, Kathy Hilton, tha për “E! News” se ishte zemërthyer që vajza e saj e madhe po luftonte për të mbetur shtatzënë. Kur u pyet në lidhje me pretendimin e nënës së saj të nesërmen, Paris u shpreh për TMZ se nuk e dinte se ku Kathy e mori atë informacion.
Ndërkaq, së fundmi Hilton u shndërrua sërish në një ‘nuse përrallore’ për të promovuar në Instagram parfumin e saj të 29-të të quajtur “Love Rush”. 41 vjeçarja shkëlqeu me një fustan të bardhë vezullues e ulur në një shilarëse. E frymëzuar nga romanca e saj me bashkëshortin e ri Carter Reum, Hilton formuloi aromën e luleve për ditën luksoze të dasmës së çiftit. Hilton tha për “People” se ajo u takua personalisht me një koleksionues parfumesh për të diskutuar ‘frymëzimin’ e saj dhe për të krijuar parfumin e saj më të fundit ‘blockbuster’.