Bota

PARIS – Biden në përvjetorin e D-Day në Francë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden merr pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit te pushtimit të D-Day (Ditës D) në Francë këtë javë, ndërsa ai përpiqet të demonstrojë mbështetje të palëkundur për sigurinë europiane, në një kohë kur disa aleatë kanë frikë se Donald Trump kërcënon të ndryshojë angazhimet amerikane nëse ai fiton një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, sipas Associated Press.

Vizita e tij vjen mes luftimeve vdekjeprurëse në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore vazhdojnë në Ukrainë dhe ndërsa vendet aleate përpiqen të gjejnë mënyra për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve kundër Rusisë, e cila kohët e fundit ka fituar terren në fushën e betejës.

Gjithashtu, vizita e presidentit Biden synon të shmangë një thellim të mosmarreveshjeve midis SHBA-ve dhe shumë aleatëve europianë për mënyrën e menaxhimit të luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas në Gazë.

Grupi militant Hamas ende nuk ka dhënë një përgjigje ndaj propozimit, zyrtarët izraelitë janë kundër disa pjesëve të tij, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë përkrahjen e Këshillit të Sigurimit për pranimin dhe zbatimin e marrëveshjes.

Një draft i rezolutës, të cilin e ka parë Zëri i Amerikës, i bën thirrje Hamasit të pranojë në tërësi dhe ta zbatojë propozimin për armëpushim “pa vonesa dhe pa kushte.”

Në draft thuhet se “zbatimi i shpejtë i kësaj marrëveshjeje do të mundësonte armëpushimin, tërheqjen e forcave izraelite nga pjesët e populluara të Gazës, lirimin e pengjeve, një shtim të ndihmës humanitare, administrimin e shërbimeve jetike e kthimin e civilëve palestinezë në veri të Gazës.”

Biden mbërriti në Paris sot në mëngjes dhe u prit nga zyrtarë francezë e një roje nderi. Nesër, ai do të vizitojë tokën e shenjtë pranë plazheve të Normandisë, ku rreshtat e gurëve të varrit të bardhë shënojnë varret e ushtarëve amerikanë që vdiqën për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, Biden do të mbajë nesër një fjalim në Pointe du Hoc, një vend në bregun francez ku “Rangers të Ushtrisë” u ngjitën në shkëmbinjtë bregdetar për të kapërcyer mbrojtjen naziste.