Bota

“Paris 2024”, nuk pritet Olimpiadë pa sulme kibernetike!

Përballë kërcënimit të një shpërthimi të mundshëm të sulmeve kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, ekspertët po përpiqen të parandalojnë klientët e tyre nga humbjet e shkaktuara nga ransomware, viruset ose sulmet e refuzimit të shërbimit.

Nuk do të kemi Lojëra Olimpike pa sulme kibernetike, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Sistemeve të Informacionit (ANSSI), Vincent Strubel.

Madje, autoritetet presin një përparim eksponencial të këtyre sulmeve në krahasim me Lojërat Verore të Tokios në vitin 2021 kur u regjistruan më shumë se 450 milion të tillë.

Ato mund të jenë tetë deri në 10 herë më të shumtë, theksoi Strubel.

“Rreziku kibernetik u identifikua kryesisht gjatë lojërave të mëparshme”, konfirmoi ndërmjetësi menaxherial WTW duke kujtuar se sa më shumë t’i afroheshin datës së lojërave, aq më efektivisht kishte sulme kibernetike në vendin organizator.

Përballë kërcënimeve të hakerimit filluan plane që synonin kompanitë klientë e jokliente, për t’i ndërgjegjësuar ato në lidhje me rregullat thelbësore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë i Francës është goditur keq, i shënjestruar nga disa zjarrvënie vetëm disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Lajmin e konfirmoi operatori hekurudhor SNCF.

SNCF ishte viktimë e disa akteve të njëkohshme të dëmtimit me qëllim të keq e që prekën linjat e shpejtësisë së lartë. Rruga për në “Stade de France”, një nga vendet e mbajtjes së Lojërave Olimpike, po mbahet e mbyllur. Po zhvillohen riparime! Por, kufizimet mund të zgjasin deri në fundjavë.

Lojërat Olimpike të Parisit nisin zyrtarisht më 19:30 me një spektakël unik në mes të Senës duke shënuar ceremoninë e hapjes. Për herë të parë në historinë e Lojërave Verore, kjo ceremoni nuk do të mbahet në stadium. Më shumë se 200 delegacione kombëtare do të parakalojnë Senë përmes Parisit qendror duke shpalosur pamje nga Katedralja Notre-Dame, Luvri e Musée d’Orsay.

Pritet që ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit të jetë madhështore sot, por përbën edhe sfidë të madhe në aspektin e sigurisë. Rreth 2.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë e 45.000 policë janë shpërndarë për të garantuar sigurinë e ceremonisë, përfshirë specialet që ndërhyjnë në situata alarmante. Snajperat qëndrojnë në çatitë e ndërtesave dhe u aktivizua sistemi anti-dron.