Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, ka kaluar direkt në finale për medaljen e bronzit. Kjo u njoftua sot nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, KOKSH:
Mundësi i Shqipërisë siguroi finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk ka arritur dot peshën.
Dudaev do të garojë në orën 12:10 kundër hungarezit Iszmail Muszukajev për Medaljen e Bronzit, që do të ishte e dyta për vendin tonë në Lojërat Olimpike.
Një ditë parë, mundësi Chermen Valiev, i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike, duke u renditur i treti në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.
E djeshmja ishte një ditë historike për sportin shqiptar që mori medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes. Drejtuesit më të lartë të vendit përshëndetën këtë zhvillim. Tashmë me Islam Dudaevin, Shqipëria është në garë dhe për një medalje të dytë.