Sport

Paris 2024/Armand Duplantis rrëmben medaljen e artë në kërcim me shtizë, duke vendosur një rekord botëror për herë të nëntë!

Atleti suedez në kërcim me shtizë, Armand Duplantis, elektrizoi turmën me mbi 80,000 tifozë duke vendosur një rekord të ri botëror të pabesueshëm në Lojërat Olimpike Paris 2024. Të hënën, suedezi Armand Duplantis mbrojti me sukses medaljen e artë që fitoi në Tokio në vitin 2021, por ai nuk u mjaftua vetëm me fitoren.

Pasi fitorja e tij u konfirmua tashmë, Duplantis u përpoq të vendoste një rekord të ri botëror me lartësinë e vendosur në 6.25 m. Pasi dështoi në dy përpjekjet e tij të para, 24-vjeçari ia doli në të tretën për të çmendur turmën që kishte mbetur me gojë hapur duke parë atë të hynte në histori.

Ky është rekordi i nëntë botëror që Duplantis ka vendosur në karrierën e tij të shkurtër, duke e bërë atë një nga kërcyesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Suedezi festoi në mënyrë të çmendur, duke vrapuar drejt familjes së tij në tribunë përpara se të bënte një xhiro nderi me medalistët e argjendtë dhe të bronzit, Sam Kendricks dhe Emmanouill Karalis. Amerikani Sam Kendricks fitoi mbrëmë medaljen e argjendtë me një kërcim prej 5.95 m, kurse Emmanouil Karalis medaljen e bronztë me një kërcim prej 5.90 m.