“Pardon My French”, një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara… Mirë, ndoshta pak të censuruara.
“Pardon My French” është një nga programet më të dashura dhe ngacmuese të Top Albania Radio-s, me autorësi të Jonida Alickollit, të cilës nga edicioni i kaluar i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja.
Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
“Pardon My French” rikthehet sot me sezonin e ri në TAR. Mos e humbisni, çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar specialë dhe intervista ekskluzive.