Gossip

Juli me një “Giveaway” Ndryshe! “Paratë do ja dhuroj një jetimoreje”

Juli dhe Sindi u pezulluan nga “Për’puthen” pas një debati të ashpër në puntatën e së hënës. Gjithçka nisi nga komenti “Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër” i Julit, që revoltoi keq konkurrenten.

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” Sindi dhe Juli patën një përballje me njëri-tjetrin për të qartësuar dhe qetësuar situatën.

Pas diskutimit me Sindin, Juli bën një deklaratë që habiti gjithë studion, ai premtoi se do të bënte një “Giveaway’ dhe lekët që do të fitonte do t’i dhuronte në një jetimore.

Do bëj edhe unë një Giveaway dhe të gjitha paratë që do marr do ja dhuroj një jetimoreje. Të gjitha 100%…

Ky gjest na ka emocionuar të gjithëve, madje duhet theksuar se Juli ka thënë që ai nuk ka asnjë tjetër përveç çantës së udhëtimeve dhe në fund të fundit mendon të bëjë vepra humanitare.