Celebrities Gossip

Paratë apo parimet, çfarë zgjedhin Harry dhe Meghan?!

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shkelur për para parimet duke iu përmbajtur marrëveshjes së tyre multi-milionë dollarëshe me Spotify, ka pohuar një ekspert mbretëror. Spotify është para një stuhie pasi një podcast kryesor nga Joe Rogan intervistoi të ftuar që dhanë dezinformata mbi Covid dhe prezantuesi nuk i kundërshtoi ato. Kjo ka bërë që muzikantë duke përfshirë Neil Young dhe Joni Mitchell të flasin kundër Rogan dhe të kërkojnë që muzika e tyre të hiqet nga Spotify.

Harry dhe Meghan, të cilët kanë mbështetur barazinë e vaksinave, nënshkruan një marrëveshje fitimprurëse me gjigantin e transmetimit për të organizuar dhe prodhuar podkaste, që vlerësohet të jetë me vlerë rreth 25 milionë dollarë amerikanë në fund të vitit 2020. Pas protestës për Rogan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it shprehën shqetësime për Spotify për dezinformimin e Covid, por thanë se do të vazhdojnë të punojnë me ta.

Eksperti mbretëror Richard Eden thotë se ata kanë ngecur mes parimeve apo parave, raporton Daily Star. Ai tha se situata ishte një makth për Harry dhe Meghan, duke theksuar se ndërsa ata bënin fushatë kundër dezinformatave, vendimi i tyre për Spotify tregoi se paratë ishin të parat për ta. Komentatori mbretëror tha:

Për vite ata kanë vazhduar për rreziqet e keqinformimit. Ja ku ata janë me Spotify, të akuzuar për përhapjen e dezinformatave përmes podcast-it shumë të njohur të Joe Rogan. Por Harry dhe Meghan kanë nënshkruar një marrëveshje shumë fitimprurëse me Spotify që synohet të jetë me vlerë 18 milionë paund. Pra, mes parimeve dhe parave, është gjithmonë çështja se për çfarë do të shkojnë dhe duket se kanë shkuar për para.