Aktualitet

Parashikimi i motit/Vijojnë temperaturat e larta në vend, ja qytetet më të prekura!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 25/40 °C

Kukës 23/39 °C

Lezhë 25/39 °C

Dibër 22/39 °C

Durrës 25/40°C

Tiranë 25/41°C

Elbasan 22/41°C

Berat 22/41°C

Vlorë 24/38°C

Korçë 21/36°C

Gjirokastër 22/41°C