Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e shtunë, 24 gusht!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët me orë të plota me diell si dhe vranësira deri mesatare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore të territorit.

Vranësirat nga orët e nxehta të ditës priten të shoqërohen me reshje të dobta shiu (në formë pikash) kryesisht në majat e maleve. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 25/38°C
Diell re

Kukës 20/34°C
Diell re

Lezhë 26/38°C
Diell re

Dibër 19/36°C
Diell re

Durrës 24/38°C
Diell re

Tiranë 26/38°C
Diell  re

Elbasan 24/38°C
Diell re

Berat 22/38°C
Diell re

Vlorë 23/37°C
Diell re

Korçë 20/33°C
Diell re

Gjirokastër 21/38°C
Diell re

Sarandë 22/36°C
Diell re