Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë 22 maj!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare kalimtare e hera-herës të dendura në relievet malore në veri e në juglindje nga orët e mëngjesit. Vranësirat në veri e përgjatë relieveve malore në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Në periudha afatshkurtra ka shtrëngata, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin territor e lokalizohen në veriperëndim të vendit dhe me intensitet të ulët. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe prezencës së rërës në ajër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
12/27
Diell re shi

Kukës
11/25
Diell re shi

Lezhë
15/27
Diell re shi

Dibër
11/26
Diell re shi

Durrës
14/29
Diell re

Tiranë
18/28
Diell re shi

Elbasan
18/30
Diell re shi

Berat
16/30
Diell re shi

Vlorë
16/30
Diell re

Korçë
10/23
Diell re

Gjirokastër
14/28
Diell re

Sarandë
15/27
Diell re