Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e enjte 15 gusht!

Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell në të gjithë territorin, pa lëne mënjanë vranësira të pakta deri mesatare në relievet kodrinore-malore në lindje.

Nga ku gjatë orëve të nxehta të mesditës e pasdite vranësirat do të pasohen me reshje shiu në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor lugina e male nga orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 25/39°C
Diell pak re

Kukës 20/37°C
Diell re

Lezhë 24/38°C
Diell pak re

Dibër 22/37°C
Diell re

Durrës 25/38°C
Diell

Tiranë 27/40°C
Diell pak re

Elbasan 16/41°C
Diell

Berat 22/41°C
Diell

Vlorë 24/38°C
Diell

Korçë 21/37°C
Diell pak re

Gjirokastër 21/41°C
Diell

Sarandë 21/37°C
Diell