Aktualitet

Parashikimi i motit për fillimjavën e hënë, 23 shtator!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet me kthjellime, si dhe me alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat hera-herës do të jenë kalimtare.  Vranësirat pasohen me reshje shiu të dobëta e lokale në relievet malore të vendit në orët e mesditës e pasdites.

Pati mjegullinë dhe shikim të reduktuar në orët e para të mëngjesit. Era fryn e lehtë e me drejtim verilindje-jugperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në male e lugina, era fiton shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/28
Diell  re

Kukës
10/23
Diell re

Lezhë
17/28
Diell re

Dibër
9/23
Diell re

Durrës
17/28
Diell re shi (në male)

Tiranë
17/29
Diell re

Elbasan
16/28
Diell re shi(në male)

Berat
15/29
Diell re

Vlorë
16/28
Diell re

Korçë
10/22
Diell re shi(në male)

Gjirokastër
14/27
Diell re shi(në male)

Sarandë
16/27
Diell re shi (në male)