Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e premte, 23 gusht!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta deri në orët e pasdites. Vranësirat do të pasohen nga reshje të dobta  shiu (në formë pikash) në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/36°C
Diell re

Kukës 18/33°C
Diell re

Lezhë 22/36°C
Diell re

Dibër 17/32°C
Diell re

Durrës 21/35°C
Diell re

Tiranë 22/37°C
Diell re

Elbasan 22/36°C
Diell re

Berat 20/36°C
Diell re

Vlorë 22/34°C
Diell re

Korçë 17/32°C
Diell re

Gjirokastër 19/36°C
Diell re

Sarandë 22/34°C
Diell re