Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me alternime vranësirash kalimtare, të cilat në zonat e veriperëndimit, jugut e në relievet malore, hera-herës bëhen deri të dendura. Në këto zona, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpas’hershëm e me intensitet të ulët. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e relativisht intensive, me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jug dhe në zonat luginore, era bëhet intensive me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/26
Diell re shi

Kukës
10/24
Diell re

Lezhë
13/26
Diell re shi

Dibër
9/23
Diell re

Durrës
14/28
Diell re

Tiranë
15/28
Diell re

Elbasan
13/29
Diell re

Berat
12/29
Diell re

Vlorë
15/29
Diell re

Korçë
10/24
Diell re

Gjirokastër
9/27
Diell re shi

Sarandë
13/27
Diell re shi