Aktualitet

Parashikimi i motit, ja sa do të arrijnë temperaturat në vend!

Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadranti i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.