Aktualitet

Parashikimi i motit, ja sa do të arrijnë temperaturat në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit  me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen:

Shkodër 22/38°C
Diell pak re

Kukës 21/37°C
Diell re

Lezhë 22/39°C
Re diell

Dibër 20/37°C
Diell re

Durrës 23/39°C
Re diell

Tiranë 24/39°C
Diell pak re

Elbasan 24/40°C
Diell pak re

Berat 21/41°C
Diell pak re

Vlorë 21/37°C
Diell

Korçë 20/35°C
Diell pak re

Gjirokastër 18/39°C
Diell pak re

Sarandë 21/37°C
Diell pak re