Aktualitet

Parashikimi i motit, e shtunë, 19 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, më së shumti në atë jugperëndimore e më pas me intensitet lokalisht mesatar, në jug të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme e lokalisht në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, në momentin e formimit të vranësirave, era fiton shpejtësi deri në 12-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/19
Re diell

Kukës
9/18
Re diell

Lezhë
15/20
Re diell

Dibër
8/18
Re diell

Durrës
15/22
Re diell

Tiranë
15/22
Re diell

Elbasan
15/24
Re diell

Berat
15/22
Re diell

Vlorë
17/21
Re diell shi

Korçë
7/14
Re diell

Gjirokastër
10/23
Re diell shi