Aktualitet

Parashikimi i motit, e shtunë, 16 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të pakta e deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e me vranësira fare të pakta. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit. Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e parë të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, në pjesën e parë të ditës, era fiton shpejtësi 10-18 m/sek. Më tej intensiteti i erës bie në 10-13 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/12
Diell

Kukës
0/7
Diell

Lezhë
5/13
Diell

Dibër
-1/6
Diell

Durrës
8/20
Diell

Tiranë
10/20
Diell

Elbasan
8/16
Diell re

Berat
9/18
Diell re

Vlorë
9/19
Diell re

Korçë
2/9
Diell re

Gjirokastër
7/17
Diell re

Sarandë
9/18
Diell re