Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte, 8 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn e lehtë e me drejtim verilindje-veriperëndim, si dhe me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtësi 5-7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/20
Diell pak re

Kukës
0/15
Diell pak re

Lezhë
10/20
Diell pak re

Dibër
0/15
Diell pak re

Durrës
7/22
Diell pak re

Tiranë
9/21
Diell pak re

Elbasan
8/22
Diell pak re

Berat
5/22
Diell pak re

Vlorë
7/20
Diell pak re

Korçë
0/13
Diell pak re

Gjirokastër
-1/21
Diell pak re

Sarandë
11/21
Diell pak re