Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet relativisht intensive dhe me shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
20/33
Diell
Kukës
15/31
Diell re
Lezhë
19/33
Diell
Dibër
13/30
Diell re
Durrës
18/34
Diell
Tiranë
18/34
Diell
Elbasan
15/35
Diell
Berat
15/35
Diell
Vlorë
18/33
Diell
Korçë
13/30
Diell re
Gjirokastër
15/34
Diell
Sarandë
19/33
Diell