Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte, 28 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta dhe të thata si pasojë e aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira kalimtare e hera-herës deri dhe të dendura në relievet kodrinore-malore në orët e mesditës e të pasdites. Në relievet malore dhe ato kodrinore, si dhe përreth tyre, në orët e mesditës e të pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra, këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtimin jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet relativisht intensive 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/32
Diell

Kukës
16/29
Diell re shi

Lezhë
21/31
Diell

Dibër
15/28
Diell re shi

Durrës
20/30
Diell

Tiranë
21/30
Diell re

Elbasan
18/31
Diell re

Berat
17/33
Diell re

Vlorë
19/31
Diell

Korçë
14/27
Diell re shi

Gjirokastër
15/29
Diell re

Sarandë
18/30
Diell