Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme e të nxehta. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të Ultësirës Perëndimore e në zonat malore të vendit në mesditë dhe pasdite, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu, të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i shkallës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 19 deri 37°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C