Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte, 18 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa e me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell). Nga orët e para të 24-orëshit e deri në të mesditës, në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje ka reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era fryn me drejtim juglindje-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/24
Re shi diell

Kukës
11/20
Re diell shi

Lezhë
18/25
Re shi diell

Dibër
10/21
Re diell shi

Durrës
16/26
Re diell

Tiranë
16/26
Re diell

Elbasan
16/27
Re diell

Berat
15/26
Re diell

Vlorë
16/23
Re diell

Korçë
7/18
Re diell shi

Gjirokastër
10/25
Re diell

Sarandë
15/25
Re diell