Aktualitet

Parashikimi i motit, e premte, 11 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, si dhe me alternime kthjellimesh kryesisht pas orëve të mesditës.

Pas orëve të mesditës, vranësirat deri të dendura do të izolohen në juglindje ndërsa pjesa tjetër vijon me mot kryesisht të kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në veriperëndim e pjesërisht në qendër, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin territor dhe intensitet duke u bërë shira lokalë kryesisht në relievet malore të territorit. Mjegullinë dhe shikim i redukutar në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek. Pas orëve të mesditës, era ndërron drejtim veriperëndim-verilindje e merr shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
17/25
Re shi diell

Kukës
14/24
Diell re shi

Lezhë
17/25
Re shi diell

Dibër
13/24
Dielll re shi

Durrës
20/26
Re shi diell

Tiranë
21/27
Diell re shi

Elbasan
18/26
Diell re shi

Berat
20/27
Diell re shi

Vlorë
17/26
Diell re shi

Korçë
12/23
Diell re shi

Gjirokastër
13/28
Diell re shi

Sarandë
17/25
Diell re shi