Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri mesatare. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/22
Diell

Kukës
3/16
Diell

Lezhë
14/24
Diell

Dibër
3/18
Diell

Durrës
11/23
Diell

Tiranë
12/24
Diell

Elbasan
14/24
Diell

Berat
7/25
Diell

Vlorë
9/22
Diell pak re

Korçë
4/16
Diell pak re

Gjirokastër
4/24
Diell pak re

Sarandë
12/23
Diell