Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Masat ajrore që qarkullojnë janë të ngrohta e të lagështa, me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët, si dhe me vranësira mesatare e hera-herës të dendura, kryesisht në jug. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të ditës, në jug të territorit. Pas orëve të mesditës, reshjet izolohen në relievet e larta malore në jug e në verilindje të territorit më pas pritet ndërprerja e tyre në të gjithë vendin.
Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.
Era fryn me drejtim nga veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
16/30
Diell re
Kukës
13/30
Diell re
Lezhë
15/30
Diell re
Dibër
12/31
Diell re
Durrës
17/32
Diell re
Tiranë
18/31
Diell re
Elbasan
15/32
Diell re
Berat
14/32
Diell re
Vlorë
17/30
Diell re si
Korçë
13/29
Diell re shi
Gjirokastër
10/31
Diell re shi
Sarandë
16/30
Diell re