Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Kjo për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e deri të dendura, si dhe me intervale kthjellimesh, të cilat do të jenë më tepër të pranishme pas orëve të pasdites. Nuk mungojnë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Po ashtu ka mjegullinë në zonat luginore, në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/26
Re shi diell
Kukës
9/23
Re shi diell
Lezhë
13/26
Re shi diell
Dibër
7/21
Re shi diell
Durrës
14/25
Re shi diell
Tiranë
13/26
Re shi diell
Elbasan
12/26
Re shi diell
Berat
12/26
Re shi diell
Vlorë
13/24
Re shi diell
Korçë
7/20
Re shi diell
Gjirokastër
8/25
Re shi diell
Sarandë
13/24
Re shi diell