Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë 26 qershor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Më pas, nga mesdita e pasditja vijon mot me vranësira mesatare e të dendura.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në pjesën më të madhe të territorit për t’u lokalizuar në veri të vendit. Aty shirat pritet të jenë me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër.

Era do të fryjë me drejtim jug-juglindje e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina dhe në relievet e larta malore, era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 10-12 m/sek. Në mbrëmje, era fiton shpejtësi deri në 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
23/32
Diell re shi

Kukës
20/30
Diell re shi

Lezhë
23/31
Diell re shi

Dibër
18/30
Diell re shi

Durrës
23/31
Diell re shi

Tiranë
25/32
Diell re shi

Elbasan
24/33
Diell re shi

Berat
22/33
Diell re shi

Vlorë
22/30
Diell re shi

Korçë
17/30
Diell re shi

Gjirokastër
21/30
Diell re shi

Sarandë
22/33
Diell re shi