Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 25 shtator 2024

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 25°C
në zonat e ulëta 13 deri 28°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C