Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 23 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Me mbizotërim të motit të kthjellët pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të larta transparente përgjatë relieveve malore kryesisht nga orët e mesditës.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë  e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1ballë.