Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë 2 tetor!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në verilindje të territorit.

Mjegull/mjegullinë pati në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn me drejtim juglindje -jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jug dhe zonat luginore, era fiton me shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/24
Diell

Kukës
8/20
Diell

Lezhë
12/24
Diell

Dibër
6/20
Diell

Durrës
14/26
Diell

Tiranë
13/25
Diell

Elbasan
12/26
Diell

Berat
10/26
Diell

Vlorë
14/25
Diell

Korçë
8/27
Diell

Gjirokastër
7/26
Diell

Sarandë
14/25
Diell