Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 19 qershor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore, falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Në orët e mesditës priten vranësira deri mesatare kalimtare të larta transparente e kryesisht në relievet malore në juglindje deri në orët e pasdites e më pas vijon mot i kthjellët.

Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore, si dhe në lugina e relievet e larta malore, në orët e mesditës era fiton shpejtësi e bëhet relativisht intensive 10-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/37
Diell

Kukës
19/35
Diell

Lezhë
18/35
Diell

Dibër
17/34
Diell

Durrës
21/35
Diell

Tiranë
22/37
Diell

Elbasan
21/36
Diell pak re

Berat
19/36
Diell pak re

Vlorë
21/36
Diell

Korçë
16/33
Diell pak re

Gjirokastër
16/36
Diell pak re

Sarandë
20/34
Diell