Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 16 tetor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të thata e të ngrohta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Mjegullë/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/27
Diell pak re

Kukës
6/20
Diell pak re

Lezhë
11/25
Diell pak re

Dibër
8/22
Diell pak re

Durrës
13/26
Diell pak re

Tiranë
14/27
Diell pak re

Elbasan
13/26
Diell pak re

Berat
11/27
Diell pak re

Vlorë
11/25
Diell pak re

Korçë
5/21
Diell pak re

Gjirokastër
8/25
Diell pak re

Sarandë
13/25
Diell pak re