Aktualitet

Parashikimi i motit, e mërkurë, 13 nëntor 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë verilindore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash deri të dendura nga orët e para të ditës e kryesisht në relievet malore në jug të territorit.

Që në orët e para, në relievet malore në jug të territorit, vranësirat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në mesditë pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era fryn nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek e përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në atë veriperëndimore dhe në zonat luginore, fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/18
Diell pak re

Kukës
4/9
Diell pak re

Lezhë
9/17
Diell pak re

Dibër
3/10
Diell re

Durrës
9/22
Diell pak re

Tiranë
10/22
Diell pak re

Elbasan
9/21
Diell pak re

Berat
6/23
Diell pak re

Vlorë
9/20
Diell re

Korçë
4/12
Re shi diell

Gjirokastër
6/19
Re shi diell

Sarandë
13/21
Re shi diell